Risia në F1, Arabia Saudite hyn në kalendarin e 2021

Pas Boterorit të Formula E edhe ai i Formula 1 zbarkon zyrtarisht në Arabinë Saudite. Në fakt bëhet i ditur se në 2021 ky kampionat do të ketë një ndalesë në këtë vend, pikërisht në rrugët e Jeddah, qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit Rijad. Cmimi i Madh i Arabisë Saudite pritet të jetë gara e parafundit e sezonit 2021 në Formula 1 që do të ketë një sezon ku për momentin janë parashikuar të zhvillohen 23 gara.

Vendi i pistës nuk është zbuluar akoma, por Formula 1 bëri të ditur se ndonëse do të jetë një circuit në qytet nuk do të mungojnë pjesët e drejta të gjata dhe do të mundësohet parakalimi

‘Jemi shumë të kënaqur që do të cojmë Formula  1 në Arabinë Saudite në sezonin 2021-tha Shefi Ekzekutiv në largim i kampionatit, Chase Carey-ky vend po shndërrohet shumë shpejt  në një qendër nevralgjike për sportin dhe argëtimin ku në vitet e fundit janë zhvilluar shumë evente sportive. Është një rajoni i rëndësishëm  në bitë sepse 70% e popullsisë është nën moshën 30 vjec dhe ne jemi të lumtur që do të shtojmë publikun tonë’.

Përsa i përket draftit të kalendarit të sezonit të ri të Formula 1, Carey specifikoi se Formula 1 do të publikojë kalendarin provizor të vitit 2021 në javët e ardhshme dhe më pas ai do të diskutohet  dhe do të miratohet në Këshillin Botëror të Motorsportit që do të mblidhet në 9 dhjetor.

Sfidanti.al