‘Forbes’ zbulon pasurinë e Nadal dhe të gjithë familjes së tij

Revista ‘Forbes’ versioni spanjoll publikoi këtë të martë listën ekskluzive të personave më të pasur të Spanjës ku spikat emri i Rafael Nadal që kthehet të jetë një prej personave më të pasur në Ishujt Baleare. Tenisti 34 vjecar sipas kësaj reviste ka akumuluar një pasuri prej 160 milionë Euro, shifër kjo më e ulët në krahasim me atë të Fernando Alonsos që është ndër më të pasurit e Asturias me 170 milionë Euro.

Në një komunikatë, revista siguron se renditja prestigjoze nuk përpilohet vetëm duke marrë parasysh vetëm pasurinë, por edhe duke parë sesi administrohet kjo pasuri. Për këtë, studiohen vlerat në merkato të kompanive të pronave të patundshme, kompani të tjera dhe padyshim likuiditetet .

Gjithsesi Nadal nuk figuron mes 100 personave më të pasur në Spanjë, por ai është kthyer të jetë në listat e zonave autonome duke qenë ndër më të pasurit në Ishujt Baleare. Shifrës prej 160 milionëve të përmendur mësipër I shtohet edhe ajo e familjes së tij për të cuar shifrën totale në 275 milionë Euro.

Ndërsa Andres Iniesta shfaqet në listën e më të pasurve të Castilla-La Mancha me një pasuri prej 70 milionë Eurosh.

Sfidanti.al