Kush e ka harruar le ta kujtojë sado pak, ekipin bardheblu të asaj kohe, që në ndeshjen e parë të kampionatit fitoi 4-2 me përmbysje ndaj kampionit në fuqi, Labinotit të Elbasanit. 17 Nëntori, pra Tirana, realizoi 4 gola në 13 minuta ku veçohet perla e Shkëlqim Muçës, dhe po 4 gola në 13 minuta shënoi edhe Bajerni i Mynihut, për t’i dhënë festimin e duhur përvjetorit në stol të trajnerit Hansi Flik. Pikërisht në 3 nëntor 2019, ndodhi ndryshimi në stolin bavarez dhe zv. trajneri zuri vendin e trajnerit Niko Kovaç. Pas 365 ditësh, Fliku mund të tregojë me krenari se ka fituar 44 nga 48 ndeshje në drejtim, e mbi të gjitha mund të tregojë trofetë: Bundesligën, Championsin, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Europës. Në radhë është Kupa e Botës për klubet.
Sfidanti.al