Nga Salcburgu duket sikur zotërojnë ndonjë aftësi mbinatyrale për të parashikuar të ardhmen. E sigurt është se ata e parashikuan saktë se cili do të ishte Erling Halandi, kur e vëzhguan në 2016, dhe e morën në 2018. Sulmuesi norvegjez, sot 20 vjeç, u bë zilia e gjithë Europës me potencialin e tij shpërthyes para portës e pasi shkëlqeu me Salcburgun në Austri dhe në Champions, kaloi tek Dortmundi. Shifrat ishin të ulëta, tipike për aksin Norvegji-Austri-Gjermani, 7 milionë të paguara nga austriakët dhe 20 milionë nga gjermanët.
Drejtori sportiv i Salcburgut, Kristof Frojnd, mund të thotë me siguri se e parashikon të ardhmen e Halandit. Ndërsa Lotar Mateusi, duke biseduar me të i përmendi disa klube, kur arriti tek emri i Liverpulit, Frojndi e ndërpreu, duke i thënë se “ai do të shkojë atje”. Pra, Jurgen Klopi duket se e paska gjetur një pasardhës të Robert Levandovskit për tek Liverpuli i tij, dhe ky qenka Halandi. “Ai do të jetë lider i një skuadre të madhe europiane në të ardhmen”, – tha Frojndi. Kjo paska qenë arsyeja se përse Klopi nuk i shpenzoi paratë për të marrë Timo Vernerin nga Lajpcigu, por ia la atë Çelsit!
Sfidanti.al