Sa e vështirë për Barçën të fitojë kur Mesi nuk shënon!

Ata që mendonin se mjaftonte që ish-presidenti Bartomeu të thoshte “po iki”, gjithçka në “Kamp Nou” do të bëhej “rozë”, e kuptuan se e kishin gabim. Të rikrijosh një gjigand si Barcelona është një detyrë titanike që kërkon kohë, por besohet kërkon që skuadra të lihet në dorë të një brezi të ri. Barazimi 1-1 në fushën e Alaveshit ishte e katërta ndeshje radhazi pa fitore e katalanasve në La Liga, duke qenë 8 pikë prapa liderit Real Madrid. Nuk ka sib ëhet më keq, kur janë luajtur vetëm pak javë dhe kur El Klasiko ishte në “Kamp Nou”.

A do të arrijë, Barça të jetë sërish vetvetja, skuadra që dominoi futbollin spanjoll që nga viti 2008 deri në 2019? Mesa duket vështirë duke pasur në fushë Mesin, Busketsin, Pikenë apo Zhordi Albën. Vështirë, ndërsa Ansu Fati, Pedri, Trinsao janë ende tepër të rinj, dhe ndërsa De Jong apo Grizman mbeten ende nën hijen e legjendave të vjetra. Grizman shënoi golin e barazimit me një top të bukur mbi kokën e portierit vendas, pasi Luis Rioha shfrytëzoi gabimin mes Pikesë dhe portierit Neto për të kaluar Alaveshin në epërsi. “Duhet të përmirësohemi shumë”, – tha Grizman më pas. Barcelona pati epërsi, edhe përpara se të pësonte, dhe sidomos pas pushimit, rastet nuk munguan, por mungoi forca për të këmbëngulur deri në fund. Ronald Kuman po e kupton se do ta ketë shumë të vështirë.

Sfidanti.al