Argjentinë, rikthehet futbolli pas 7 muajsh, festë për Maradonën

Pas 7 muajsh pauzë e detyruar për shkak të pandemisë, të premten në Argjentinë u rikthyen kompeticionet futbollistike me ndeshjet e Kupës së Ligës, një aktivitet i ri që u jep mundësinë skuadrave të sigurojnë një vend për në Kupën Libertadores. Nuk është e nevojshme të thuash se menjherë ka pasu një festë për Diego Armando Maradonën që pikërisht ditën e premte festoi 60 vjetorin e tij të lindjes dhe sigurisht dhurata më e bukur ishte fitorja e skuadrës së tij Gimnasia La Plata ndaj Patronato me rezultatin 3-0. Festa   u zhvillua pikërisht përpara kësaj ndeshjeje, me Maradonën që u prit në hyrje të stadiumit që ishte bosh, nën efektet e fishekzjarreve ndërkohë që nuk munguan as banderolat e krijuara për nder të tij si dhe koret dhe këngët e regjistruara të tifozëve.

Ish ylli i Napolin, hoqi maskën nga fytyra shoi qirinjtë në 2 torta; njëra nga klubi dhe tjetra nga Federata Argjentinase e Futbollit dhe mori si dhuratë një targë të argjentë dhe një fanelë të Gimnasias në kornizë. Rreth 500 tifozë tentuan të shoqërojnë skuadrën përpara ndeshjes dhe për të festuar ditëlindjen e Maradonës, por u bllokuan nga policia. Maradona që është ende nën vëzhgim pas një prej asistentëve të tij rezultoi pozitiv me Covid, ishte në anë të fushës për të ndjekur lojtarët e tij për 18 minuta, më pas la stadiumin për t’u kthyer në izolim. Ai falenderoi dhe bëri të ditur gëzimin e tij për fitoren të skuadrës së tij.

sfidanti.al