Alarm te skuadra e Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 në Zonën e Amerikës Latine ndaj Venezuelës dhe Uruguajit. Skuadra 5 herë kampione e botës nuk do të ketë në dispozicion Philippe Coutinho, ndërkohë që Neymar është në dyshim. Seleçao do të nisë grumbulliumin në 9 nëntor në Granja Comary për të përgatitur këto dy sfida që do të luhen në 13 dhe 17 nëntor në Sao Paulo dhe Montevideo të Uruguajit.
Brazilianët janë në krye të Grupit të Amerikës Latine pas 2 ndeshjeve të para; fitores 5-0 ndaj Bolivisë ku Coutinho shënoi 1 gol dhe fitore 4-2 të Perusë me Neymar që shënoi një tregolësh
Coutinho u dëmtua në ndeshjen kundër Realit të Madridit. Stafi mjekësor i barcelonës nuk e bëri të ditur shkallën e dëmtimit në muskulin e majtë dhe kohën e riaftësimit të tij, por ishte Federata Braziliane e Futbollit ajo që konfirmoi mungesën e Coutinhos i cili u zëvendësua nga Paqueta.
Përsa i përket Neymar, ai mbetet në listën e të përzgjedhurve nga Tite edhe pse pësoi një dëmtim të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Basaksehir. Sulmuesi i PSG e la fushën e lojës në minutën e 26 të pjesës së parë për probleme muskulare në këmbën e djathtë. Në 10 ditët e ardhshme braziliani nuk do të zbresë në fushën e lojës që do të thotë se nuk do të jetë ndaj Nantes në Ligue 1 dhe ndaj Leipzig në Ligën e Kampioneve. Ndërkaq, Brazili do të ketë edhe një tjetër mungesë, mesfushorin Fabinho që u dëmtua në sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Midtjylland në Anfield dhe në vendin e tij është grumbulluar Allan nga Everton.
Sfidanti.al