Harroni barazimin me Romën dhe vuajtjen me Shamrokun në plej of, sepse gjithçka tjetër ka qenë “vaj”. Milani po tregon këtë sezon se është krejt tjetër, ose më mirë të themi është ai që përfundoi sezonin e kaluar. Fitorja në “San Siro” ndaj Spartës së Pragës ishte 3-0, arritur ndaj një skuadre që kishte fituar të gjitha ndeshjet në kampionatin e Çekisë. Nuk qe nevojë për heroizmat e Zllatan Ibrahimoviçit këtë herë, pasi siç thotë trajneri Pioli “ne kemi shumë titullarë”. Ky është edhe lajmi i madh për tifozët kuqezinj, që ekipi i tyre nuk varet nga pak emra. Benaser mori notën 7, po ashtu Kjeri, Kalabria e Dalo ishin të shkëlqyer, ndërsa portieri Tatarushanu nuk pati aspak punë. Diaz, Leao dhe Dalo shënuan golat, Ibra dha asist, por gaboi nga pika e penalltisë. Më pas, suedezi u zëvendësua, por nuk pati problem. Pioli thotë: “Zëvendësimi i tij ishte i planifikuar, na duhet ta ruajmë edhe për më vonë”. Milani është i pari në kampionat dhe në Ligën e Europës.
Sfidanti.al