Supertalenti Mukoko me “pushime”, Gjermania ndalon futbollin e moshave!

Do të jetë të paktën një muaj ndalesë, dhe kjo për shkak të valës së dytë të koronavirusit. Futbolli i moshave në Gjermani është ndaluar që të luhet nga autoritetet, për të kufizuar përhapjen e epidemisë, dhe ndër “viktimat” më të shquara është edhe superylli i vogël i Dortmundit, Mukoko. Janë ndaluar kampionatet e të rinjve A dhe B, siç raportojnë mediat gjermane, ndërsa kreu i Komitetit të të rinjve në Federatë (DFB), Valter Frike, thotë se “vendimi nuk ishte aspak i lehtë, por e morëm për shkak të situatës”. Vetë Mukoko mund të shpëtojë nga ky ndalim pasi shpejt mbush moshën dhe mund të luajë në ekipin e parë të Dortmundit.

Sfidanti.al