Tenis, Zverev nën akuzë nga ish e dashura: Tentoi të më mbysë

Olga Sharypova, ish e dashura e Alexander Zverev shokon botën sportive me një rrëfim shokues ku tregon se ka qenë viktimë e dhunës familjare nga ana e tenistit gjerman. Fotografja tregoi një episode që ndodhi në USOpen të 2019.

‘Tentoi të më mbysë me jastëk, më përplasi kokën pas murit, më përdrodhi duart dhe në atë moment kisha frikë për jetën time-tha Olga Sharypova në një postim të saj në Instagram-nuk ishte hera e parë që ndodhte’.

Sharypova nuk e përmenti emrin e Zverev, por të gjitha spekulimet për këtë cështje gjetën konfirmime orë pas ore pasi portal rus Campionat hyri në kontakt të drejtpërdrejtë me ish të dashurën e tenistit e cila qartësoi: ‘Po, po flisja për Zverev-tha Sharypova duke shtuar të tjera detaje nga incidenti.

‘U ktheva në hotel pas një shëtitje me Daniil Medvedev-tregon Sharypova-Alex ishte shumë i zemëruar dhe më sulmoi. Më pas më la jashtë dhome duke më hedhur bagazhet’.

Përvec këtij episodi, 22 vjecarja nënvizoi se raporti i saj me Zverev ishte i vështirë dhe i turbulluar gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj. Për momentin Zverev ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë. Sigurisht për numrin 7 të botës nuk është periudhë me fat përsa i përket raporteve me gjininë femërore.

Në fakt një tjetër ish e dashur e gjermanit, Brenda Patea bëri të ditur se është shtatzënë me fëmijën e tij. Cifti është ndarë në nëntor të 2019 por raportet vazhdojnë të jenë të tensionuara. ‘Do ta rris këtë fëmijë vetëm-tha modelja rumune-unë dhe Alex kemi vizione të kundërta për botën. Do të bëj gjithcka që fëmija im të rritet në një ambient harmonic dhe të shëndetshëm’.

Sfidanti.al