NBA, lojtarët nuk e duan nisjen e sezonit të ri në dhjetor

Nuk ka ende një akord mes NBA dhe basketbollistëve për datën e nisjes së sezonit të ri. Do të jetë e vështirë të shihet një ndeshje e këtij kampionati përpara Krishtlindjes sic mendonin drejtuesit e Ligës, përpara se sindikata e lojtarëve NBPA të vendoste veton e saj.

Sipas Yahoo Sport, lojtarët janë gjithnjë e më shumë të mendimit që kampionati të nisë në 18 janar që është edhe Dita e Martin Luther King. Por në lojë janë rreth 500 milionë Dollarë dhe këtë e di shumë mirë komisioneri Adam Silver që është i ndërgjegjshëm për të ardhurat që sigurohen nga ndeshjet e zhvilluara në periudhën e festave të fundvitit nga sponsorët dhe të drejtat televizive. Edhe për këtë arsye, drejtuesit e NBA kanë nisur prej kohësh për përpilimin e një kalendari me vetëm 72 ndeshje me sfidat në transfertë të reduktuara me 25%.

Plani i NBA është për një start të sezonit të rregullt në 22 dhjetor, një datë që iu lejon sportistëve të marrin pjesë në Lojërat e Tokios. Por kjo datë e propozuar është hedhur poshtë nga pjesa më e madhe e lojtarëve  kështu që priten të tjera zhvillime nga kjo cështje.

Sfidanti.al