I ka kërkuar Asamblesë që të ndërpresë mocionin e mosbesimit, duke qenë ndoshta i bindur në përfundimin e pashmangshëm. Presidenti i Barcelonës, Zhozep Bartomeu me gjasë është duke shkuar drejt dorëheqjes pas pritur as mocionin e mosbesimit dhe as zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Klubi i Barcelonës i ka kërkuar qeverisjes lokale, Gjeneralitetit, që të mos realizohet mocioni për shkak të kushteve të pandemisë së koronavirusit. Kjo cilësohet si lëvizje e dëshpëruar e Bartomeut, nga ana e të përditshmeve spanjolle. Drejtuesit i kanë argumentuar Gjeneralitetit se 40 000 “socios” janë me moshë 60 vjeç e lart, pra atyre u rrezikohet jeta nëse marrin pjesë në votim. Gjithsesi, çdo gjë nga bordi i tanishëm drejtues duket e kotë.
Sfidanti.al