Milan, vatër Covid; Donnarumma, Hauge dhe 3 anëtarë të stafit të prekur

Emergjenca coronavirus vazhdon të godasë futbollin italian. Në listën e futbollistëve të prekur shtohen edhe emrat e Gigio Donnarummas dhe Jens Petter Hauge. Të dy lojtarët e Milanit rezultuan pozitivë në testet për Covid-19 pas kontrolleve të fundit, Ata janë asimptomatikë dhe kanë hyrë menjëherë në izolim sipas protokollit. Por bashkë me ta kanë rezultuar pozitivë me coronavirus janë edhe tre anëtarë të stafit.

Në total, bashkë me Gabbian që është ende pozitive, ka shkuar në 3 numri i futbollistëve të prekur nga coronavirusi. Kështu në ndeshjet e radhës, trajneri Pioli në mungesë të Donnarummës do të besojë tek Tatarusanu duke rrezikuar të thyejë pak ekuilibrin në mbrojtje që ka kontribuuar në momentin magjik të kuqezinjve pas rifillimit të kampionatit .

Sfidanti.al