El Clasico mes polemikave,Barcelona s’e kapërdin: VAR i përdorur keq në faullin ndaj Sergio Ramos

Nuk është aspak dicka e re që pas një ndeshjeje El Clasico të shihen dy  standarde të kundërta në analizën e sfidës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Në kryeqyteti i gëzohen në maksimum fitores së Los Blancos, ndërsa në Katalonjë i kushtohet rëndësi momentit vendimtar të ndeshjes; penalltia për tërheqjen e Lenglet ndaj Sergio Ramos që arbitri e dha me ndihmën e sistemit VAR.

Është pikërisht ky instrument që ka ndryshuar futbollin që është vënë në qendërt të polemikave. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’ duket qartë në imazhe që kapiteni  Realit e ka kapur dhe shtyrë i pari qendërmbrojtësin francez të Barcelonës përpara se ky i fundit në rënie e sipër të kapte prej fanele Sergio Ramos me këtë të fundit që me mjeshtëri mashtroi arbitrin Martinez Munuera.

Ishte një shkrim i fortë ky që pasi deklaratën e trajnerit Koeman menjëherë pas ndeshjes. ‘Penalltia? Për mendimin tim nuk ishte dhe i kërkova arbitrit që të më shpjegonte njëherë e mirë si funksionin VAR këtu në Spanjë.-tha Koeman-përse përdoret vetëm kundër nesh?’.

Pra El Clasico mbetet i tillë edhe për polemikat që mbart me vete dhe VAR nuk bëri gjë tjetër vecse e mbajti në jetë këtë traditë shekullore.

Sfidanti.al