Barcelona do të duhet të heqë dorë nga Philipe Coutinho për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit. Sipas klubit katalanas që ka bërë njoftimin nëpërmjet kanaleve zyrtare të tij, braziliani ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral në kofshën e majtë dhe do të qëndrojë për ca kohë jashtë fushave të lojës dhe këtu përfshihet edhe ndeshja ndaj Juventusit në 28 tetor në Allianz Stadium.
Është ky një tjetër telash për trajnerin e Koeman që në përballjen me bardhezinjtë nuk do të ketë në dispozicion as Gerard Pique që u ndëshkua me karton të kuq në përballjen me Ferencvaroshin në javën e parë të fazës së grupeve të Champions League.
Sfidanti.al