Nuk dihet nëse ai kishte nevojë për ndihmën e tyre. Në botën e futbollit kjo rrallë ndodh, sidomos në ato liga që janë profesioniste dhe ndiqen në televizion. Tifozët, megjithatë, mbeten tifozë dhe e shohin botën sipas mënyrës së tyre. Protagonistët e javës janë tifozët e Morekambit, skuadrës që ndodhet në vështirësi në kategorinë e tretë të Anglisë. Trajneri i tyre, Xhim Bentli, u gjobit me 1 000 stërlina dhe u dënua me dy ndeshje pezullim nga Federata për sjelljen ndaj gjyqtarit, veçse Bentli nuk është një njeri dosido për tifozët e Morekambit.
Ai ka qenë për 9 vjet lojtar, dhe trajner që nga viti 2011. Si rrjedhojë ai mungoi në fitoren 4-1 ndaj Nots Kauntit, por ishte në tribunë dhe u mallëngjye nga tifozët e tij. Këta të fundit realizuan një fushatë ku secili vullnetarisht do të paguante 20 stërlina, për të shlyer gjobën ndaj trajnerit. Shuma prej 1 000 stërlinash u arrit dhe Bentlit i shpëtuan lot nga sytë, ndërsa mbeti i befasuar. Morekambe është në vështirësi të mëdha financiare, pas disa vitesh të bukur, por me tifozë të tillë mëkat që të mos ia hedhë.