Pandemia Covid-19 vazhdon të turbullojë këto ditë të ndeshjeve të Kombëtareve . Në fakt Islanda do të duhet të bëjë pa trajnerin Erik Hamren dhe të gjithë stafin e tij në ndeshjen kundër Belgjikës e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A të Nations League. Trajneri i skuadrës islandeze dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë hyrë në karantinë, pas një rasti me coronavirus, një vendim ky që nuk preku futbollistët që do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me belgët
Federata Islandeze e Futbollit bëri të ditur se skuadra në këtë ndeshje do të drejtohet nga trajneri I skuadrës së U21, Arnar Thor Vidarsson në bashkëpunim me David Snorri Jonasson, trajneri I U17, ndërsa trajneri i skuadrës së futbollit të femrave U19, Thordur Thordarsson do të jetë trajneri i portierëve. Të tjerë anëtarë të stafeve të skuadrave të të rinjve dhe të futbollit të femrave do të vijnë në ndihmë të kombëtares A të Islandës për një ndeshje krejt ndryshe nga të tjerat.
Sfidanti.al