Levandovski është lënduar, por pak, titullar apo jo sot ndaj Bosnjës?!

Konfirmimi nga Federata Polake e Futbollit ishte “melhem” për veshët e Bajernit të Mynihut. Robert Levandovski nuk ka pësuar dëmtim në kavilje, siç ishte frika e madhe, por vetëm një lëndim më të lehtë, një tip shembjeje, por që jep dhimbje të madhe. Sipas mediave polake, sulmuesi i Bajernit nuk rrezikon që të mos luajë sonte ndaj Bosnjë-Hercegovinës në stadiumin e Vroclavit, por ndoshta nuk do ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë. Bajerni ka bërë të qartë se nuk do të donte që Levandovski të luante nëse do të ishte i dëmtuar. Bavarezët luajnë të shtunën në Bundesligë ndaj Arminias së Bilefeldit, dhe trajneri Flik shpreson që ta ketë sulmuesin, që shënoi 4 gola në fitoren 4-3 ndaj Hertës.

Sfidanti.al