S’ka akord për projektin epokal të Liverpulit e Mançester Junajtidit!

Problem është të gjendet mbështetja edhe në Premier Ligë, por problem është të gjendet mirëkuptimi edhe në ligat e tjera. Projekti i Ardhmërisë së Madhe, propozuar nga Liverpuli dhe Mançester Junajtidi nuk e ka kaluar pengesën e parë, të paktën hapin fillestar të hedhur. Klubet e Ligës së Futbollit, që përfshin 72 shoqëri nga kategoria e dytë (Championship) deri në të katërtën (Liga 2) ishin të ndarë në dysh lidhur me propozimet e dy gjigandëve të Premier Ligës. Në kategorinë e dytë, klubet ishin më shumë dakord, duke qenë në krah të presidentit të Ligës, Rik Perri (në foto), në bazë të paketës prej 700 milionë paundësh stërlina në vit ndihmë nga elita, dhe 250 milionë paundë stërlina për pandeminë. Liga 1 dhe Liga 2 nuk janë të bindur. Zemërimi është më shumë për faktin se Perri ka pasur bisedime sekrete mëe klubet e “Anfildit” dhe “Old Trafordit”. Klubet janë të shqetësuar për mbijetesën e tyre në situatën e pandemisë, ndërsa shumica e klubeve të Premier Ligës janë kundër planeve të “gjashtë të mëdhenjve”.

Sfidanti.al