Fusha thotë që Lautaro Martinez do të kthehet në Itali vetëm pas ndeshjes së Argjentinës kundër Bolivisë për të ‘përveshur mëngët’ për derbin delikat me Milanin. Ndërsa merkatoja e transferimeve nënvizon se për sulmuesin cështja extra-futboll që po ushtron gjithnjë e më shumë presion është rinovimi me Interin. Për ndeshjen me Milanin do të gjendet mënyra dhe koha për të bërë vlerësimet në ditën në vazhdim. Nëse gjithcka do të shkojë mirë duke përfshirë edhe testin me tampon, ai do të bashkohet me grupin për këtë ndeshje.
Përsa i përket rinovimit, gjithë veprimet do të bëhen muajin e ardhshëm, por bazat janë pozitive. Ai që e siguron këtë ishte një prej agjentëve të futbollistit, Rolando Zarate i cili tha se Martinez ndihet mirë te Interi dhe duke iu referuar tratativave të verës me Barcelonën ai theksoi se nuk duhet folur më për këtë cështje.
‘Nuk është korrekte të flasësh për Barcelonën-tha Zarare-Lautaro është një futbollist i Interit. Do të ishte mungesë respekti në drejtim të klubit që i hapi dyert e Evropës. Tani, po e përsëris, ndihet shumë mirë te zikaltrit’.
Sfidanti.al