Letra e mrekullueshme e Klopp për një tifoz të vogël me probleme ankthi

Kur je një yll futbolli, mjafton një gjest i vogël për të ndryshuar ditën dhe pse jo dhe jetën e një tifozi të vogël. Dhe nëse ka një person që e di shumë mirë këtë është Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpool iu përgjigjet personalisht letrave të shumë të merr nga tifozët e vegjël të Liverpool. Dhe sic bën të ditur ‘Liverpool Echo’, këtë herë trajneri gjerman zgjodhi atë të Lewis, 11 vjec, një fëmijë që ka probleme me ankthin i cili i kërkonte këshilla sesi të kalonte momente kaq të komplikuara

Klopp nuk ngurroi dhe ia dha recetën e tij vogëlushit 11 vjecar.

‘Përshëndetje Lewis, mund të filloj duke të treguar një sekret?-theksohej në letrën e Klopp për vogëlushin-edhe unë ndonjëherë ndihem nervoz dhe të jem i sinqertë do të trembesha po të ndodhte e kundërta sepse kur ndodh, kam mundësinë që të transformoj këtë energji në dicka pozitive. E di që mund të të duket e cuditshme që trajneri i Liverpoolit të ndjejë atë që ndjen ti, por është kështu. Nga letra jote kuptoj se je një djalë që reflekton dhe që kujdesesh për të tjerët. Dhe kur ke këto cilësi është e vështirë që të mos jesh nervoz. Më pyete se cfarë bëj kur futbollistët e mi ndihen kështi dhe përgjigjja është e thjeshtë; iu kujtoj sesa të rëndësishëm janë për mua dhe sesa besoj unë tek ata. Dhe jam i sigurt se edhe familja jote bën të njëjtën gjë me ty’

Por Klopp shkon edhe më tej në letrën e tij

‘Nuk duhet të shqetësohesh nga fakti se mund të ndodhin gjëra të shëmtuara-vijon Klopp në letrën e tij-e di, kam humbur shumë finale dhe kjo nuk është e bukur, por falë familjes dhe miqve të mi vazhdova përpara dhe kam përjetuar momente të bukura. Nëse do të kisha menduar vetëm për ato të shëmrruara nuk do të ishte e mundur, kështu që  mendo pozitivisht dhe momentet e bukura që do të kesh. Dhe mos harro që je pjesë e familjes së Liverpoolit, kështu që janë miliona persona si ty që duan që ti të jesh i lumtur. Mbështetja jote ka shumë rëndësi për ne dhe shpresoj që me këtë letër ti të kuptosh se edhe ne të mbështesim ty’.

Letra e bëri kaq të lumtur vogëlushin Leëis sa bëri që prindërit e tij ta vendosnin atë në një kornizë…

Sfidanti.al