Nadal triumfoi në Roland Garros, Ivanisevic: U tregova pak me shume ambicioz kur fola për shanset e tij

Disa orë përpara ndeshjes finale të Roland Garros mes Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, ish tenisti kroat që është pjesë e stafit teknik të nr.1 të botës vendosi të ndezë atmosferën. Ditën e shtunë, ai tha se Nadal nuk kishte shanse kundrejt Djokovic, por fusha e lojës një ditë më pas tregoi krejtësisht të kundërtën me spannjollin që nuk i la shanse kundërshtarit të tij për të triumfuar duke ngritur trofeun e Roland Garros për herë të 13 në karrierë.

Një ditë pas finales, Ivanisevic në një intervistë për median serbe ‘Sport Klub’, Ivanisevic pranoi se fjalët e tij ishin të tepruara

‘Isha me të vërtetë i sigurt se Novak do të fitonte këtë Roland Garros-tha Ivanisevic-isha pak më shumë ambicioz sec duhet kur thashë se Nadal nuk kishte shanse, por me të vërtetë mendova se Novak ishte favorit. Është e vërtetë që ky është salloni i Nadal dhe ai mund të fitojë edhe kur luan keq këtu, por isha i bindur se ky do të ishte viti i duhur. Gjithsesi, Novak nuk ishte në nivelin e tij dhe Rafa bëri ndeshjen perfekte. Për fat të keq, Djokovic nisi të luajë në rezultatin 2-3 në setin e tretë. Ishte shumë vonë’.

Sfidanti.al