Shaqiri, pozitiv me Covid-19, nuk luan me Spanjën

Sulmuesi zviceran i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe është i izoluar dhe nuk do të mund të luajë ditën e shtunë  ndaj Spanjës në Madrid me përfaqësuesen e Zvicrës për Ligën e Kombeve. ‘Masat strikte të mbrojtjes dhe kriteret për kombëtaret të vendosura sipas protokollit të UEFA janë zbatuar me përpikmëri që nga momenti kur u mësua për pozitivitetin e tij. Në bazë të kësaj po qartësohen autoritetet shëndetësore lokale për mënyrën si duhet proceduar-theksohej në një komunikatë të Federatës Zvicerane të Futbollit

Xherdan Shaqiri në këtë mënyrë bëhet futbollisti i tretë i Liverpoolit që rezulton pozitiv me Covid-19 pas Sadio Mane dhe Thiago Alcantara me këtë të fundit që nuk është bashkuar me përfaqësuesen spanjolle. La Roja do të luajë fillimisht një ndeshje miqësore me Portugalinë në Lisbonë dhe më pas do të luajë me Zvicrën në Valdebebas dhe Ukrainën në transfertë.

Sfidanti.al