Carlo Ancelotti është zgjedhur trajneri më i mirë në historinë e Paris Saint Germainit, një cmim që iu akordua me rastin e 50 vjetorit të themelimit të klubit. Trajneri nga Reggiolo, që drejtoi parizienët në 2011-2013 me të cilin fitoi titullin kampion të Francës në vitin e tij të dytë në pankinën e skuadrës transalpine, u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit duke lënë pas Laurent Blanc dhe Luis Fernandez. Trajneri aktual i Evertonit në Premier Leaguen angleze nuk e fshehu gëzimin e tij dhe iu drejtua rrjeteve sociale.
‘Është një nder për mua që të marr këtë cmim, jam krenar që kam punuar me Paris Saint Germainin. Gëzuar Ditëlindjen!-shkruante Ancelotti në postimin e tij në Twitter.