FIFA ndryshon rregullat; klubet mund të refuzojnë t’u japin lojtarët kombëtareve

Pandemia Covid-19 ka ndryshuar të gjithë botën e bashkë me të edhe futbollin. FIFA vendosi që pët gjatë gjithë 2020 klubet mund të refuzojnë lejimin e futbollistëve të tyre për të luajtur me kombëtaret respektive edhe për ndeshjet zyrtare. Është një vendim të cilin FIFA e miratoi dhe ua shpërndau të 211 federatave që aderojnë në të dhe 6 konfederatave kontinentale.

Qeveria e futbollit botëror e mori këtë vendim për të mbrojtur klubet dhe për të reduktuar rrezikun e përhapjes së coronavirusit. Klubet mund të refuzojnë vënien në dispozicion të lojtarëve për kombëtaret nëse në vendin e tyre ose në ato shtete ku janë të impenjuara lojtarët, parashikohet aplikimi i karantinimit apo izolimit për të paktën 5 ditë

Në të njëjtën kohë klubet kanë të drejtën që të mos lejojnë bashkimin e lojtarëve me kombëtaret respektive nëse mes 2 vendeve ka kufizime të qarkullimit dhe nësë autoritetet lokale nuk garantojnë asnjë përjashtim ng ky rregull. Gjithsesi ky rregull i ri i FIFA nuk vlen për UEFA Nations League, por vetëm për kompeticionet që organizon vetë FIFA sic janë kualifikueset e Botërorit të Katarit të vitit 2022

Po kështu në dokumentin e FIFA janë parashikuar edhe masat për mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve sic është monitorimi i futbollistëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve, higjiena e duarve, distancimi social dhe gjurmimi i kontakteve. Protokolli do të aplikohet për ndeshjet  kualifikuese të Botërorit ku do të aplikohen edhe 5 zëvendësimet.

Sfidanti.al