Mbrojtësi i djathtë Sergino Dest bëri prezantimin e tij në Camp Nou si futbollisti më i ri i Barcelonës. Amerikani që ka edhe pasaportë holandeze foli për krahasimin që i kanë bërë me Dani Alves.
‘Kam parë shumë video të tij dhe kam mësuar shumë-tha Dest-është një pikë referimi për mua. Këtu kam edhe shokë të tjerë që do të më këshillojnë se kanë luajtur me Messin. Dua të ngjaj me Dani Alves. Dua të jem si ai të vrapoj para dhe prapa dhe nëse do të të më duhet të stërvitem akomë më shumë për këtë do ta bëj’.
Sergino Dest u transferua te Barcelona me shumë uri për suksese. ‘Pritshmëritë e mia janë gjetja e një vendi në skuadër, të luaj mirë dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë tituj-shtoi Dest-dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në të gjithë rrugëtimin tim për të arritur deri këtu’
Dest foli edhe për Bayernin e Mynihut që e kërkoi shërbimin e 19 vjecarit deri në minutën e fundit por ai preferoi kalimin te Barcelona.
‘Bayerni është një ekipiI madh por unë ndoqa zemrën time dhe për këtë arsye erdha te Barcelona-tha Dest
Përsa i përket Barcelonës ai tha se pavarësisht nga ajo që ka ndodhur, Barcelona ka shumë histori dhe se ai gjithnjë ka dashur të jetë me këtë skuadër. Dest shtoi se Ronald Koeman pati një ndikim të rëndësishëm në ardhjen e tij te Barcelona.
‘Ka shumë rëndësi që Koeman është këtu sepse është holandez, por këtu të gjithë më mirëpritën me shumë ngrohtësi-tha Dest
Në fund Dest padyshim foli edhe për faktin se do të luajë përkrah Lionel Messit. ‘Është dicka fantastike të luash me futbollistin më të mirë në botë-tha Dest-do të vrapoj për të dhe për të gjithë. Do të jetë shumë emocionuese ta njoh’
Sfidanti.al