Aubameyang konfirmon ofertën e Barcelonës dhe përse e refuzoi

Pierre Emerick Aubameyang ishte shumë pranë largimit nga Arsenali. Sulmuesi që ishte në skadencë të kontratës së tij ishte një ndër futbollistët më të përfolur në merkaton e transferimeve, por në fund rinovoi me klubin londinez deri në vitin 2023. Në një intervistë për Canal+ në Francë, Aubameyang konfirmoi se një ndër skuadrat që i bënë ofertë ishte edhe Barcelona që është ende në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Suarez

‘Mora disa oferta, sidomos nga Barcelona, por edhe nga klube të tjera-tha Aubameyang-prioriteti im ishte të qëndroja për 2 motive; e para, Arteta sepse folëm shumë gjatë periudhës së karantinimit. Teksa isha në shtëpi, folëm disa herë dhe më bindi me projektin e tij. Së dyti, është ngrohtësia e tifozëve dhe mbështetja e klubit’.

Kjo, por edhe kontrata e re me 350 mijë Paund në javë e bindën në të vërtetë Aubameyang që të qëndrojë te Arsenali. Pasi fitoi FA Cup, Arsenali e ka nisur mjaft mirë edhe kampionatin me fitoren në Community Shield dhe 2 triumfe në 2 javët e para të Premier League.

Sfidanti.al