Nejmar barazohet me Ikardin, “të mos jetë kapiten i Brazilit”!

Nuk janë të paktë ata që po i dalin kundër Nejmarit, ndërsa ylli brazilian po kalon momente të vështira në karrierë. Trajneri i tij tek Paris SG, Tomas Tuhel, u tregua brutalisht i drejtpërdrejtë duke theksuar se “Nejmari nuk ka profiling për të qenë kapiten i PSG-së”, ndërsa besohet se do të mbështetet sërish tek Tiago Silva dhe Markinjos, që të dy brazilianë. Pas tij, edhe dy ish-yje të Brazilit, Ze Roberto dhe Edmilson, dolën kundër numrit 10, që kohët e fundit ka qenë kapiten i “selesaos”, i përzgjedhur nga trajneri Tite.

“Brazili duhet ta ndëshkojë Nejmarin dhe t’i heqë shiritin”, – ishin fjalët e thëna disa ditë më parë nga Ze Roberto, i cili u zhgënjye shumë nga sjellja e sulmuesit pas finales së Kupës së Francës, kur goditi një tifoz. Edmilson nxorri të njëjtin konkluzion, ndonëse u bazua më tepër tek përvoja dhe cilësitë e lojtarëve. “Nejmari nuk duhet të jetë kapiteni i Brazilit në Kupën e Amerikës, – tha ish-mbrojtësi i Barcelonës, – në ekip ka lojtarë të tjerë me më shumë përvojë sesa ai për të mbajtur shiritin”.

Akuzat dhe kritikat ndaj Nejmarit, të kujtojnë ato që kaloi Mauro Ikardi tek Interi, pasi sulmuesit iu hoq shiriti i kapitenit nga drejtori sportiv, Bepe Marota, dhe trajneri Luçiano Spaleti.

Sfidanti.al