Garet Bejl është kthyer në një problem të madh për Realin, por edhe për vetveten, ndërsa askush nuk është bërë i gjallë për të marrë ish-transferimin rekord botëror. Madridi shpenzoi mbi 100 milionë euro, por duket se nuk do të nxjerrë ndonjë gjë të madhe nga largimi i uellsianit, i cili është gati të vetësakrifikohet në një luftë vullnetesh. “Jam gati të luaj edhe golf një vit të tërë dhe Reali duhet të më paguajë 15 milionë euro”, – është shprehur numri 11, në prani të shokëve të ekipit.
Gjithsesi, ekziston një njeri që ka besim të patundur tek Bejli, dhe ky është Harri Redknap, trajneri i tij tek Totenhemi. “Mançester Junajtidi nuk duhet ta lerë të humbasë ky rast, – thekson veterani, – kjo, pasi Bejli mund të bëjë diferencën. Mendoj se ai është një talent i pabesueshëm. Totenhemi, po ashtu, duhet të bënte një sakrificë për ta marrë”. Nuk dihet nëse Solskjer apo Poçetino do t’i dëgjojnë fjalët e Redknapit, ndërsa “saga” e Bejlit pritet të zgjasë gjatë verës.
Sfidanti.al