Mesi harron Sevijën dhe paralajmëron për Seltikun

Barcelona luan me Sevijën ne kampionat, por duket se Leo Mesi e ka mendjen te Liga e Kampionëve, ku në sfidën e radhës e pret Seltiku. “Ndeshja jonë me Seltikun është e rëndësishme. Duhet kujdes. Ata janë klub i madh, kanë një stadium që ne e njohim mirë. Ne kemi shumë respekt për ta, por duhet të harrojmë të kaluarën dhe të vijmë me një fitore nga Skocia”, – tha “Pleshti”, duke iu referuar rezultatit tenistik në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”.

29-vjeçari nuk mendon se skuadra katalanase do ta ketë autostradë sfidën e kthimit. “Seltiku luan më ndryshe në ‘Celtic Park’, mos harroni. Ne e dimë çfarë atmosfere krijojnë tifozët atje”, – shtoi argjentinasi.