Edita Zajac është tashmë një modele e nivelit ndërkombëtar, por edhe bashkëshortja e mbrojtësit dhe kapitenit të Leagias së Varshavës, Jakub Rzeznikak. Edita është një inspirim për futbollistin dhe nuk mungon në shkallët e stadiumit, aq më shumë kur skuadra e tij ka ndeshje të rëndësishme.
Ndërkohë që nuk është e zakonshme të shohësh një krijesë të tillë të pranishme në impiantin e Varshavës, ku flitet për një ambjent mjaft të ashpër, pasi tifozët e kampionëve të Polonisë konsiderohen nga më problematikët në Europë. Legia ka arritur një barazim spektakolar 3-3 në mesjavë ndaj Realit të Madridit, madje me pak kujdes mund ta kishte fituar takimin.