Fjalët e presidentit Duka, me rastin e çmimit “Mirënjohje” në Kosovë, nuk mund të kalonin pa lënë gjurmë: “ Futbollistët të mos na fusin në konflikt me Kosovën. Kemi punuar edhe natën për të nxjerrë minutat e futbollistëve, që kanë luajtur në të kaluarën me Shqipërinë dhe zgjodhën për të luajtur Kosovën”. Fjalë që kanë tingëlluar me mungesë respekti për ata që e dinë fare mirë se cili është niveli i sinqeritetit midis dy federateve.
E paskan bërë natën ditë, për hir të rimëkëmbjes së vëllait të vogël, veçse nuk tregojnë kur ditën e kanë bërë natë. Pas çmimit “Mirënjohje” të presidentit tonë, rikthehet, bujshëm, flirti i dashurisë midis dy palëve, që vetëm disa javë më parë, nuk lejonin flamurin të valëvitej në stadium, kur vëllai i vogël do të hidhte hapat e parë..
G.S