Luka Donçiç do jetë numri 1 i Draftit në NBA, parashikon ESPN

Një basketbollist i ri europian do të kryesojë listën e Draftit të NBA-së verën e ardhshme. Është televizioni i shquar amerikan, ESPN, që bën këtë parashikim, duke vlerësuar sllovenin e Realit të Madridit, si basketbollistin numër 1 për t’u përzgjedhur nga klubet e ligës më të fortë të botës. Donçiç, padyshim lojtari më i mirë i Euroligës dhe kampionatit spanjoll këtë vit, lë prapa sipas ESPN-së zbulimin e NCAA-së, DeAndre Ajton, si dhe Tri Jangun (Trae Young), të cilësuar si pasardhësi i Stefën Kërrit.

Donçiç, kampion i Europës me Slloveninë, ka mesataren 17.9 pikë për ndeshje në 26 minuta të luajtura mesatarisht në Euroligë. Në janar, revista e shquar amerikane “Sports Ilustrejtid” e vendosi Donçiçin në vend të dytë të Draftit, pas DeAndre Ajtonit.

Sfidanti.al