Vettel, ‘ftohet pista’ Mercedes: Nuk po bisedojmë me Sebastianin

Cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Sebastian Vettel? Pa komunikatës për mos rinovim të kontratës me Ferrarin në vitin 2021, piloti gjerman po studion alternativat dhe po reflekton. Skuadra që e tundon më shumë 4 herë kampionin e botës është Mercedes, por së fundmi edhe për këtë opsion ka një frenim të fortë teksa Drejtori i skuderisë gjermane, Toto Wolff i përjashtoi negociatat me Vettel

‘U jemi besnikë pilotëve tanë aktualë dhe nuk duam të nisim bisedime në një moment kur sezoni as nuk ka nisur-tha Wolff për televizionet gjermane RTL dhe Ntv.

Leëis Hamilton dhe Valtteri Bottas kanë me Mercedes një kontratë deri në fund të sezonit 2020 dhe Wolf tha se fillimisht do të bisedohet me ta përpara se të vlerësohen alternativat

‘Ideja Vettel do të ishte fantastike në këndvështrimin gjerman-tha Wolff-por duhet t’i qëndrojmë besnikë principeve tona. Besnikëria është e rëndësishme dhe një nga vlerat tona. E njoh Vettel si person, është i thjeshtë dhe përfaqëson  vlera të njëjta si ato që kam unë. Si sportist, është 4 herë kampion bote kështu që nuk është e nevojshme të diskutojmë paraqitjet e tij’.

Duke parë lëvizjet e fundit në merkaton e pilotëve që janë bërë publike, është e vështirë të mendosh se Hamilton do të gjejë një vend tjetër dhe të imagjinosh një binom me Vettel është një ushtrim i komplikuar dhe për pilotin  gjerman opsionet  nuk duken se janë të shumta.

Sfidanti.al