UFC, I pathyeshmi Kabib do të përballet me Ferguson, por sfida është…e mallkuar

Kabib Nurmagomedov I kundërpërgjigjet lajmërimit të rikthimit të Konor Mekgregor. Kampioni nga dagestani në MMA do të mbrojë titullin e tij për peshat e lehta në UFC në duelin me Toni Ferguson në 18 prill në Barclays Center të Nju Jorkut. Të dy sportistët tashmë I kanë firmosur kontratat e tyre respektive me presidentin t UFC, Dana Uajt

Sfida premton të ndezë shkëndija për shumë arsye, në radhë të pare sepse në këtë kategori, Ferguson konsiderohet si I vetmi sportist I arteve marciale që mund të kërcënojë pathyeshmërinë e Nurmagomedov që ka 12 suksese radhazi. Por kjo ndeshje duhet të thyejë edhe një mallkim. Sepse këta dy sportistë duhet të ishin ndeshur mes tyre 4 herë në 3 vitet e fundit, por ky duel nuk është zhvilluar për shkak të dëmtimeve të protagonistëve.

Në dhjetor 2015 u dëmtua Kabib duke e shtyrë sfidën me 4 muaj, por në këtë moment ishte Ferguson që pati problemet e tij fizike. Sfida u vendos të luhej sërish brenda 2016, por Kabib u shtrua në spital për shkak të një rënie drastike të peshës trupore dhe në 2018 kur gjithcka dukej se ishte gati, Ferguson pësoi një dëmtim në ligamente. Shpresohet që era e pestë të jetë  e duhura, pasi nuk është e lehtë që të gjesh një kundërshtar të denjë për Kabib.

Sfidanti.al