Tom Brady nuk njeh kufij, edhe Hamilton e kurorëzon: Je më i miri, jam krenar për ty

Disa mite të sportit duket se nuk njohin kufij. Një prej kampionëve që nuk njeh moshë, që nuk ndjen vitet që ikin është me siguri, Tom Brady. Ylli i National Football League ia doli mbanë të realizojë një tjetër arritje të madhe; coi në finalen e Super Boël skuadrën e tij të re, Tampa Bay Buccaners në moshën 43 vjecare. Edhe pse Tampa Bay nuk shihet si favorite për të fituar finalen e 7 shkurtit, Brady është shumë pranë fitores së titullit të tij të 7.

Ndoshta për këtë amerikani duhet të këshillohet me Leëis Hamilton, që në 2020 fitoi titullin e tij të 7 për pilotë në Formula 1 duke barazuar rekordin e Michael Schumacher. Dhe në fakt 2 yjet e sportit botëror gjetën mundësinë për të komunikuar mes tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Britaniku mbeti i mahnitur nga paraqitja e fundit e quarterbackut të famshëm dhe në Instagram Story postoi një foto të Brady  me mesazhin: ‘Ky njeri vazhdon të më habisë. Tom Brady je G.O.A.T(Greatest Of All The Times). Jam krenar për ty, vëlla. Dhe tani, forca në Super Bowl’, një dedikim special e spontan që vetë Brady e ripublikoi duke iu përgjigjur Hamilton: ‘Unë më i miri? Pikërisht si ty, Lewis’.

Sfidanti.al