Tenis, rikthim me shumë stil I Xhokovic; në Japoni vjen titulli I 76 në karrierë

Novak Xhokovic u kthye në fushat e lojës pas dëmtimit në shpatull ashtu sic di vetëm ai; me fitore. Tenisti  serb triumfoi në turneun ATP të Tokios në Japoni duke siguruar titullin e katërt sezonal, pas Australian Open, Uimbëlldonit dhe Mastersit të Madridit dhe të 76 në karrierën e tij të shkëlqyer. Në finalen e këtij turneu Xhokovic mposhti australianin Millman që e pati të pamundur të përballojë lojën e numrit 1 të renditjes botërore.

2-0 ishte rezultati me të cilin Xhokovic e cfitoi këtë ndeshje ku ai ishte superior ndaj kundërshtarit të tij nga fillimi deri në fund duke I mbyllur setet me rezultatin 6-3;6-2, një superioritet ky të cilin Xhokovic e shfaqi gjatë gjithë turneut ku nuk humbi as edhe një set, ndërkohë që humbi vetëm 2 game me shërbimet e tij.

Sfidanti.al