Skandali i dopingut në çiklizmin britanik, çfarë thotë doktori?!

Prej disa kohësh çiklizmi britanik, ndër më të mirët vitet e fundit, ndodhet në mes të një skandali. Ekzistojnë dyshime se është përdorur doping nga skuadra që fitoi medalje olimpike si dhe pjesëtarët e së cilës fituan radhazi Turin e Francës, dhe emri më i dyshuar ndër sportistët është ai i Bredli Uiginsit (në foto me Fanelën e Verdhë të Turit të Francës), i bërë Sër, për sukseset me biçikletë. Doktori i skuadrës, Riçard Friman (në foto), është detyruar të përgjigjet përpara një komisioni hetimor parlamentar, pasi u zbulua se ai kishte dërguar në Francë në vitin 2011, një pako me sasi të madhe dopingu për Uiginsin.

Friman deklaroi se, pakoja që përmbante substancën e ndaluar kortikosteroid triamcinolon, do të përdorej nga miqtë dhe familjarët e çiklistëve (!), por ai nuk kishte dokumentacion të lejeve mjekësore për ta provuar këtë gjë. Zbulimin për pakon e bëri Antidopingu Britanik, siç thotë kreu i tij, Nikolë Sapsted. Kjo e fundit thotë se hetimi nisi pikërisht sepse Uigins e përdori këtë substancë përpara fitores në Tur në 2012, madje me leje mjeku, por me sasi të vogël, ndërsa tani del se pakoja kishte sasi të madhe. Skandali është bërë edhe më i madh dhe pritet që Çiklizmi Britanik të ketë problem për financim nga shteti këtë vit.

Sfidanti.aluigins mjeku