Shkupi në ekstazë: Hendbollistët e Vardarit priten si heronj

Dhjetëra mijëra veta, në Shkup, i pritën, dje, hendbollistët e Vardarit të Shkupit që, javën e kaluar, për herë të parë në histori, u shpallën kampionë të Evropës, pasi mundën 24-23 ekipin e fortë francez, PSZH, në finalen e Ligës së Kampioneve të Evropës. Në të gjitha rrugët e Shkupit, ku kaluan, të hipur mbi një autobus dykatësh të hapur, “heronjtë” e rinj, ata u pritën më duartrokitje e ovacione të mëdha dhe nga një numër aq i madh njerëzish, saqë mund të lindte dyshimi, nëse kishte mbetur ndonjëri në shtëpi atë ditë!

Kurrë më parë, gëzimi, kënaqësia dhe lumturia nuk kanë qenë aq shumë të pranishme midis banorëve të Shkupit dhe qyteteve të tjerë të Maqedonisë që nuk ka më shumë se 2 (dy milionë) banorë, por arriti që të nxjerrë një ekip kampion të Evropës.

Sfidanti.al