“Robin Hudët” modernë vjedhin miliona dollarë nga videolojrat e FIFA-s

Nuk sulmohen vetëm sistemet kompjuterike të institucioneve. Hakersat duan edhe dollarë, jo vetëm sekrete. Viktimë e sulmeve të fundit të tyre ishte një kompani që merret me videolojrat e FIFA-s. Piratët e internetit patën “dorë të rëndë”, plot 15 deri në 18 milionë dollarë, në dëm të kompanisë “Elektroniks Arts”. Kjo kompani prodhon videot e lojrave të FIFA-s, apo të “Fushëbetejave” (Battlefield).

FBI ka nisur hetimet për këtë vjedhje të realizuar me financim virtual, ndërsa videolojrat e grabitura zakonisht shiten në tregun e zi në Europë dhe në Kinë. Shumëkush ka opinion shumë të keq për hakersat, si hajdutë “onlajn”, por ka shumë të tjerë që i simpatizojnë duke i quajtur “Robin Hudët” e kohëve modernë, si njerëzit që vjedhin të pasurit, dhe ndihmojnë popullin të ketë kënaqësi duke shpenzuar më pak.