Portlendi ishte i “plagosur”, por Antetokumbo gjithsesi isht i madh!

U arrit një fitore jo plotësisht e lehtë, ndonëse kundërshtari kishte shumë mungesa. Miluoki provoi rezistencën e Portlendit dhe u desh një Janis Antetokumbo në nivelet e tij më të larta për t’ia dalë. Superlojtari greko-afrikan realizoi një tripëll dabëll të madh, me 24 pikë, 19 topa në tabela e 15 asistë, të cilave u shtoi edhe 3 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Pak a shumë, kapiteni u detyrua të bënte thuajse gjithçka vetë, ndonëse Erik Bledsou i qendroi afër duke shënuar 30 pikë.

Portlendi e tregoi veten skuadër dinjitoze edhe pse me mjaft të dëmtuar. Në Miluoki munguan në apel lojtarë të tillë si Damian Lilard, Hasan Uajtsajd, Zak Kollins e Jusuf Nurkiç, që të gjithë të dëmtuar. Sixhej (CJ) Mekkallëm shëoi 37 pikë, por nuk ia doli dot i vetëm ndërsa ylli i vjetër Karmelo Entoni, i kthyer nga dëmtimi, realizoi 18 pikë, por gaboi shumë në gjuajtje.

Për Antetokumbon ky ishte tripëll dabëlli i dytë në karrierë, dhe ai nuk dallohet në këtë element. Gjithsesi, basketbollisti me fizik dhe aftësi atletike të jashtëzakonshme është një udhëheqës i madh, ndaj edhe është në garë për të fituar sërish çmimin e Lojtarit më të mirë të sezonit. Falë tij, Miluoki vazhdon një NBA të madhe, me 6 fitore radhazi, dhe me bilanc total 12 fitore e 3 humbje, duke qenë në krye të Konferencës Lindore.

Sfidanti.al