Një cift i ri shfaqet në MotoGP; Lusia e Mark Markez janë…’in love’

Mark Markez duket se do të ketë një mbështetje të vecantë nga bokset e Hondës në garat e MotoGP. Sipas asaj që publikohet te ‘Hello!’, piloti spanjoll është në një lidhje dashurie me Lusia Riverën, vajzën e aktores spanjolle Blanka Romero dhe toreadorit Kajetano River.

Cifti është pikasur nga fotokamerat e paparazzëve teksa ishin bashkë në një darkë romantike në hyrje të një restoranti në Barcelonë. Mësohet se piloti 25 vjecar, kampion bote në MotoGP filloi të frekuentojë modelen gjatë periudhës së riaftësimit të tij pas operacionit të kryer në shpatull dhe duket se e ka marrë seriozisht këtë histori. Tani lind pyetja: A do të jetë në gjendje Markez të kombinojë dashurinë me shpejtësinë në pistë?

sfidanti.al