NBA, Lebron Xhejms u tregon të gjithëve se kush është kampioni!

Kush tha se nuk është më favorit për titullin? Lebron Xhejms u kujtoi të gjithëve se ai mbetet basketbollisti më i mirë në botës, dhe nuk priti gjatë. Kampioni në fuqi shkëlqeu plotësisht që në mbrëmjen e parë të sezonit të ri të NBA-së, dhe Klivlendi mposhti thellë Nju Jorkun. “Tripëll dabëlli” i tij bëri shumë përshtypje, kombinuar edhe me humbjen e papritur të Golden Stejtit. Lebron shënoi 19 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 14 pasime për shokët e tij që të realizonin, në suksesin 117-88 ndaj njujorkezëve. Xhejms i emocionoi shumë 20 000 tifozët në Arenë, përpara nisjes së takimit, duke u thënë se jeta nuk ka kuptim për një njeri nëse nuk është nga Klivlendi.

Ai i emocionoi edhe më shumë me spektaklin që dha dhe Klivlendi i ka të gjitha letrat në rregull për të synuar titullin e dytë radhazi. Kapiteni nuk ishte, gjithsesi, i vetëm. Kajri Irving, lojtari përcaktues i finaleve të vjetshme ndaj Golden Stejtit, ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 29 pikë, dhe mbetet krahu i djathtë i Lebronit. Miqtë luftuan shumë, por rezistenca e tyre nuk ishte nga fillimi në fund. Karmelo Entëni shënoi 19 pikë dhe Kristaps Porzingis 16, veçse u detyruan të pranonin ligjin e më të fortit.

B. Kuka