NBA, Gobert e Mitchell, raporte të prishura nga coronavirusi

Ka kaluar një muaj që nga dita kur Rudy Gobert doli pozitiv me coronavirus duke shkaktuar pezullimin e NBA, por pasojat vazhdojnë të ndihen. Kjo për faktin se menjëherë pas basketbollistit të Utah Jazz, një tjetër lojtar I kësaj skuadre rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe bëhet fjalë për Donovan Mitchell gjë që shkaktoi edhe një prishje të raporteve mes këtyre dy lojtarëve

Vetë Mitchell e pohoi këtë ftohje të raporteve mes tij dhe Gobert gjatë një interviste live në programin ‘Good morning America’ ,ku pranoi se ishte I zemëruar me shokun e tij të skuadrës për papërgjegjshmërinë e treguar me sjelljen e tij disa ditë përpara se të mësohej pozitiviteti I tij me Covid-19. Një acarim që mesa duket u ndje edhe nga pjesa tjetër e skuadrës që opikërisht ato dite diskutoi për marrjen e masave për parandalimin e këtij virusi.

Nuk ekziston asnjë mënyrë për të mësuar se cili ia transmetoi coronavorusin tjetrit, port e Utah jazz shpresojnë që ky problem të kalohet dhe  Mitchell e Gobert  të rikthehet raporti solid që kishin më parë.

Sfidanti.al