“Nadalit do t’i jepja si trofe Kullën Ejfel, ta vendoste në kopshtin e shtëpisë!

Këtë deklarim të fortë dhe të sinqertë e ka bërë një ish-tenist spanjoll, Niko Almagro. i tërhequr që vitin e kaluar nga karriera sportive, ai është trajner dhe udhëhoqi Danielë Kollinsin deri në çerekfinalen e femrave në Rolan Garos, ndërsa deklarimin e pati për Rafael Nadalin, patriotin e tij. “Ka gjëra që as pandemia nuk i ndryshon, Don Rafael Nadal një hap larg fitores së kurorëzimit në Paris, – shkruajti ai në rrjetet sociale para ndeshjes me Gjokoviçin, – në vend të trofeut, unë do t’i jepja kullën Ejfel që ta vendoste në kopshtin e shtëpisë”. Almagro bëri një parashikim në vitin 2008, me një video që u bë e famshme dhe vazhdon të bëhet edhe më shumë. “Nadali do të vazhdojë të fitojë titullin në Rolan Garos edhe pas 40 vjetësh, kur të jetë 65 vjeç”, – u shpreh Almagro në atë kohë.

Sfidanti.al