MotoGP, Markez nuk gabon, pole position në garën e Francës

Mark Markez nuk gabon në provat kualifikuese në Cmimin e Madh të francës. Piloti spanjoll i Hondës arriti të fitojë pole position gjatë këtyre provave që u kushtëzuan nga kushte atmosferike jostabël duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 40 sekonda e 952 të mijtat. Markez arriti të shënojë kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave përpara se situata të rëndohej nga reshjet e shiut që u shtuan me kalimin e kohës duke ua bërë praktikisht të pamundur rivalëve të Markez që t’i kundërpërgjigjeshin kohës së tij me Markez që regjistroi pole positionin e 83 në karrierë dhe i 55 në klasin mbretëror MotoGP

në vijën e parë të nisjes së vbashku me kampionin e botës do të jenë dy pilotët e Dukatit  Petruci dhe Xhek Miller të renditur në vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Andrea Doviciozo nuk shkoi më shumë se vendi i katërt i ndjekur nga Valentino Rosi në të pestin me Jamahën. përsa i përket pilotit tjketër të Jamahës zyrtare, maverik Vinjales nuk shkoi me shumë se vendi i 11 edhe pse spanjolli në provat e lira u duk më në formë

sfidanti.al