Reali i Madridit, jo vetëm marka më e cmuar, por edhe stadiumi më i mirë

Reali i Madridit nga një raport i Brand Finance rezultoi si klubi me markën më të cmuar në futboll, por skuadra merenges mund të krenohet edhe për dicka tjetër. Bëhet fjalë për impiantin e saj ‘Santiago Bernabeu’ që në një raport të dytë rezultoi si stadiumi më i mirë në botë.

Ky impiant që do të ristrukturohet me koston e mbi 500 milionë Eurove ka grumbulluar 74.3 pikë duke lënë pas dy impante të famshëm gjermanë që janë pikërisht ‘Signal Iduna Park’ i Borusias së dortmundit dhe ‘Allianz Arena’ i bajernit të Mynihut.

vetëm në vendin e katërt ndodhet shtëpia e re e Totenhemit, ‘Tottenham Hotspurs Stadium’ që ka lënë pas Teatrin e Ëndrrave, ‘Old Trafford’ të Mancester Junajtid dhe mitikun e Barcelonës, ‘Camp Nou’ . Dhjetëshja e stadiumeve më të mirë të botës plotësohet nga ‘Johan Cruyff Arena’ i Ajaksit, San Siro me Interin e Milanin dhe impianti i Shalke 04.

sfidanti.al