Thuhet që hakmarrja shërbehet e ftohtë. Këtë e bëri edhe Rafael nadal në gjysmëfinale të Turneut masters të Romës ndaj grekut Tsitsipas vetëm 1 javë pas eliminimit prej tij në gjysmëfinalen e Turneut Masters të Madridit. Numri 2 i renditjes botërore, i ndërgjegjshëm për vështirësitë e kësaj përballjeje hyri në fushën e lojës i përqndruar në maksimun duke fituar menjëherë një game me shërbimin e Tsitsipas duke marrë një avantazh në 3-1, ndërkohë që setin e mbylli 6-3 në 48 minuta lojë.
Në setin e dytë, sfida gjallërohet në gejmin e tretë, me Nadal që arriti të fitojë mne shërbimin e rivalit të tij në tentativën e tretë, pasi dështoi në dy të parat. Tsitsipasit i kushtojnë shtrenjtë edjhe disa detaje duke qenë se shumë goditje të tijk përfunduan jashtë për cështje centimetrash, pa harruar të përmendim këtu edhe gjuajtjet mjeshtërore të Nadal që i shndërroi në pikë edhe rastet në dukje shumë të vështira me spanjollin që e fitoi edhe setin e dytë me rezultatin 6-4 duke kaluar në finalen e Turneiut të Romës për herë të 11 në karrierë
sfidanti.al