Një tregues për të ardhmen e Pol Pogbasë vjen nga rrjetet sociale. Adidas në fakt prezantoi fanelën e re të Mancester Juanjtid për sezonin e ardhshëm dhe mes futbollistëve të përdorur si imazh për këtë prezantim ishte edhe mesfushori francez, një detaj që nuk i ka shpëtuar askujt, madje as Juventusit e Barcelonës që prej kohësh janë vënë në ndjekje të Pogbasë.
Është një rastësi, por një mesazh i merkatos së Mancester Junajtid? Për momentin nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje, por një gjë është e sigurt, koincidenca është shumë e dyshimtë. Në ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra të ndryshëm për të ardhmen e Pogbasë dhe për pakënaqësitë e pjesës tjetër të skuadrës në drejtim të tij.
Zëra këto që duket se shuhen nga fotot e publikuara të futbollistit me fanelën e Mancester Junajtid për sezonin 2019/2020, gjithnjë nëse nuk do të ketë një ndryshim mendjeje në mënyrë të papritur
sfidanti.al