Meksika “toka e bekuar”, Titulli i parë për Muguruzën më 2018

Tenistja e njohur spanjolle, Garbinje Muguruza, triumfoi në turneun e Meksikës, duke fituar trofeun e saj të parë për këtë vit. Në finale të këtij turneu, ajo mundi me sete 2-1 (3-6, 6-4, 6-3) tenisten hungareze, Time Babosh.

Ky është titulli i 6-të në tenisin profesionist që kjo teniste spanjolle 24-vjeçare fiton në karrierën e saj. Sikurse dihet, Garbinje Muguruza u shpall nga shoqata e tenisit profesionist si tenistja më e mirë në botë për vitin 2017.

Sifanti.al